Hysnije Mustafa, model i femrës së suksesshme

Ferizaj

Hysnije Mustafa, model i femrës së suksesshme

Nga: F.M Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Hysnije Mustafa

Ka kohë që është nënë e vetme, megjithatë asgjeë nuj e ndal në rrugën e saj drejt sukseseve të reja. Fjala është për Hysnije Mustafen.

Para 10 vite fitoi garën e parë si anëtare e kuvendit komunal në Ferizaj, aktualisht  ka mandatin e tretë të fituar nga qytetarët ferizajas,  çka dëshmon se nuk i ka zhgënjyersi asambleiste, derisa e votuan tre herë.

Në një bisedë për " Bota Sot", Hysnije Mustafa flet edhe për inspirimin e saj e që thotë e ka të trashegëar nga nëna e saj e cila "në rininë e saj ka qenë aktiviste e ilegales dhe është ish e burgosur politike".

Image
Hysnije Mustafa

Ndër të tjera flet edhe për punën e saj si profesoreshë tani e 17 vite në gjimnaz, punën që e ushtron me shumë dashuri e për çka nxënësit kanë vetëm fjalë të mira.Përveç gjerave, Nija( siç e thërrasin)së bashku me motrën e saj Fitorën kanë hapur butikun Glam Fashuon që bëri jehonë të madhe dhe po rritet.

Shijen për veshje, modë e kanë të spikatur, bashkë me motrën", siç shprehet Hysnije Mustafa.

Ka edhe thirrje për femrat për të pasur guxim për të provuar pavarësinë, pasi me "këmbëngulje arrin çdo gjë", mos të nënshtrohen ndaj mendësive patriarkale. Si shembull i mirë, Mustafa falenderon familjen "për mbështetje, pa të cilën vështirë do ia kisha dal" thekson për fund Hysnije Mustafa për "Bota Sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat