Tri fshatra të Ferizajt në hall me rrymën e dobët

Ferizaj

Tri fshatra të Ferizajt në hall me rrymën e dobët

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Tri fshatra të komunës së Ferizajt, po vazhdojnë sfidat me mungesë të energjisë elektrike. Ata thonë se rryma është shumë e dobët, dhe ka prishje të shpeshta. Në KEDS dhe KESCO thonë se po punojnë në mirëmbajtjen preventive të rrjetit elektrik.

Një pjesë e banorëve të fshatit Balaj,  Nerodime e Poshtme dhe Manastirc, po përballen me furnizim jo të mirë me energji elektrike. Banori, Ali Hyseni thotë se në këtë pjesë rryma është shumë e dobët dhe se shpesh ka prishje edhe të pajisjeve shtëpiake

“Probleme shumë të mëdha kemi. Kemi pajisje të djegura kemi rrymë shumë të dobët seri në 120 vjen amperazh poshtë. Punojmë më shumë me gaz me gjenerator. Kemi probleme të mëdha kemi dëme në mjete të amvisërisë:, deklaroi Ali Hyseni, banor në Nerodime të Poshtme,

Në trekëndëshin e këtyre tri fshatrave biznes që punojnë kanë vështirësi të funksionimit për shkak  të rrymës së dobët.

“Tensioni i rrymës është shumë i ultë kështu që na shkartojë neve si biznese dy tri biznese janë kall para dy tre muajve. Kështu që ne detyrohemi me gjenerator me punuar edhe kur kemi rrymë se nuk mund t’ia dalim. Na ka shkatërruar edhe si familje edhe si biznese”, tha ndërkaq Abdurrahim Haxhidema, banor i fshatit Manastirc dhe njëherësh afarist.

Banorët shpresojë që të gjendja të përmirësohet.

Kurse në KEDS dhe KESKO nëpërmjet një komunikate kanë bërë të ditur se përveç punimeve të planifikuara, KEDS-i ka punuar dhe punon vazhdimisht në mirëmbajtjen preventive  të rrjetit elektrik, me qëllim që të gjithë konsumatorët  të kenë furnizim stabil  me energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat