Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Ferizaj

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Më: 8 janar 2024 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sonte rreth orës 20:30 në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin N.A (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 94 km/h.

Ndaj tij, policia shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, njofton policia.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat