Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës që shkoi nga data 1 deri më 7 janar, në Ferizaj janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, prej tyre dy në këtë komunë dhe një rast në Shtime.
“Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 1 person i dyshuar për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje, ndërsa 2 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, njofton policia.