Ndalohet shoferi pasi voziti 162 kilometa në orë në zonën me kufizim të shpejtësisë deri 50 kilometra

Ferizaj

Ndalohet shoferi pasi voziti 162 kilometa në orë në zonën me kufizim të shpejtësisë deri 50 kilometra

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Shoferi A.B. i moshës 28-vjeçare është ndaluar në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 162 km/h.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentshoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat