Tri vajza nga Gjermania mblodhën 20 mijë euro për personat me aftësi të kufizuara

Ferizaj

Tri vajza nga Gjermania mblodhën 20 mijë euro për personat me aftësi të kufizuara

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:39
Tri vajza nga Gjermania të Handikos

Tri vajza nga Gjermania, Rukije Vila, Aleyna Erturul dhe Sara Vila, mblodhën 20 mijë euro për personat me aftësi të kufizuara

“Jemi të lumtur që ndajmë këtë lajm. "Mërgata për personat me aftësi të kufizuara"

Jemi tejet të lumtur të ndajmë lajmin e mrekullueshëm se tri vajza me vullnet po sjellin shpresë për komunitetin e aftësisë së kufizuar.

Sara Vila, Aleyna Erturul dhr Rukije Vila me vendbanim ne Duseldorf të Gjermanisë kanë marrë iniciativën të hapin një fondacion “PayPal Foundation”, me anë të së cilit janë mbledhur shuma prej 20,000€ për të mbështetur projektin tonë!

Donacioni i tyre i madh do të përdoret për ndërtimin e qendrës sonë të re, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme dhe inovative për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj. 

Jemi thellësisht mirënjohës për angazhimin dhe ndihmën që këto vajza kanë ofruar për këtë projekt. Kontributi i tyre do të ketë një impakt të ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit tonë.

Faleminderit, Rukije Vila, Aleyna Erturul dhe Sara Vila, që treguat zemërgjerësinë tuaj dhe u bëtë shpresë se jemi bashkë në këtë rrugëtim për një të ardhmeje më të mirë dhe më të përfshirë për të gjithë!”, njofton Handikos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat