Gjykata e Ferizajt merr vendim për avokatin Berisha dhe gjashtë të dyshuarit tjerë

Ferizaj

Gjykata e Ferizajt merr vendim për avokatin Berisha dhe gjashtë të dyshuarit tjerë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, nuk ua ka vazhduar masat e sigurisë  avokatit Besnik Berisha, Ismet Salihut, Jeton Vuniqit, Fidan Zubakut, Refik Cakollit, Adonis Salihut, dhe Nexhat Xhafës.

Kjo u konfimua për “Betimi për Drejtësi” nga zyra për informim e kësaj gjykate, ku thuhet se të dyshuarve masat në fjalë iu kanë skaduar më 7 shkurt 2024.

Gjithashtu u bë e ditur se këto masa ndaj të pandehurve nuk janë vazhduar për shkak se Prokuroria nuk ka parashtruar kërkesë.

Ndryshe, më 18 dhjetor 2023, Berishës edhe pesë të tjerëve u është vazhduar edhe për dy muaj masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, njërit arresti shtëpiak.

Ndërsa, më 12 tetor 2023, Berishës i ishte vazhduar edhe për dy muaj masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ndërsa gjashtë të tjerëve iu ishte ndryshuar masa.

Ata dyshohen për “Ushtrim ndikimi”, “Pengim i procedurës penale” dhe “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Ferizaj, më 13 korrik 2023 kishte marrë vendim, me të cilin ua ka vazhduar për dy muaj (deri më 12 gusht 2023), masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, avokatit Besnik Berisha, arrestin shtëpiak të dyshuarit Ismet Salihu, si dhe masën e paraburgimit pesë të dyshuarve tjerë Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu.

Kurse, kjo Gjykatë më 18 gusht kishte marrë vendim, me të cilin Berishës ia vazhdoi masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, arrestin shtëpiak të dyshuarit Ismet Salihu, si dhe masën e paraburgimit pesë të dyshuarve tjerë Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht për dosjen e shtatë të dyshuarve, me detaje se për çka dyshohen të pandehurit dhe pretendimet e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, e cila kishte marrë aksion duke i arrestuar të dyshuarit për veprat e lartpërmendura. /Betimi për Drejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat