Për një javë, 15 personave u hiqet patentë-shoferi në Ferizaj

Ferizaj

Për një javë, 15 personave u hiqet patentë-shoferi në Ferizaj

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Gjatë javës së kaluar 15 personave u është marrë patent-shoferi në rajonin e Ferizajt, pasi të njëjtit kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.

Gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 1245 gjoba.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 12-18/02/2024 ka shqiptuar 1245 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa, janë raportuar 34 aksidente, prej tyre : – Aksidente me lëndime, 16, Persona të lënduar, 21.  Aksidente me dëme materiale, 18”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat