Përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj - policia nis hetimet

Ferizaj

Përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj - policia nis hetimet

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një banesë në ndërtesë kolektive është përfshirë nga zjarri këtë të marte në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur në një rrugicë afër rrugës “12 Qershori” dhe sipas policisë, banesa gjendet në katin e dytë.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.

“Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës ‘12 Qershori’ në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka bërë të ditur se ekipet e policisë dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.

“Nuk raportohet për të lënduar. Njësia e hetimeve gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes për hetim”, ka shtuar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat