Gjatë muajit shkurt 2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5.300 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 120 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë: tejkalim i shpejtësisë 1743 gjoba, mos përdorimi i rripit të sigurisë 520 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes 357 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit 341, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 187, xhamat e errët 181 gjoba etj.
Policia e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim dhe për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, ta njoftojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet.