Në Policinë Rajonale të Ferizajt, gjatë muajit shkurt 2024, janë raportuar 16 raste të dhunës në familje, prej tyre :
– Ferizaj 11 raste,
– Shtërpcë 3 raste
– Shtime 1 rast dhe
– Hani i Elezit 1 rast
Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2023 ishin të raportuara 20 raste të dhunës në familje, shkruhet në njoftim.
Tutje, Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonalë të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Ndërkaq, Policia Rajonale bën thirrje që rastet e dhunës të raportohen.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt,”