Zjarrfikësit e Ferizajt kërkojnë më shumë hidrantë

Ferizaj

Zjarrfikësit e Ferizajt kërkojnë më shumë hidrantë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Në qytetin e Ferizajt aktualisht janë 30 hidrantë, por për institucionin që kanë punë me të, janë pak. Zjarrfikësit kërkojnë që numri i tyre të shtohet jo vetëm në qytet, por edhe në fshatra.

Funksionalizimi i hidrantëve në pjesë të ndryshme të komunës së Ferizajt konsiderohet domosdoshmëri për njësinë e zjarrfikësve në Ferizaj, ngase kjo do ta bënte intervenimin më efikas në rast të kaplimit të ndonjë zjarri me përmasa më të mëdha. Mbushja e autocisternave për intervenim do të bëhej më shpejt dhe nuk do të kishte vonesa në kohë, thonë në këtë njësi.

“Sipas punës që kemi ne qyteti i Ferizajt ka nevojë që të ketë sa shumë hidrant për arsye se nëse kemi zjarre në vendet e larta atëherë hidrantët do të na ndihmonin më shumë për arsye se ne do ta do ta mbushnin aty për aty automjetit e zjarrfikësve dhe do ta shuanim zjarrin sa më shpejtë sepse çdo vonesë që shkaktohet në zjarr dëmi do të jetë më i madh. Deri sa të vijë automjetet tona në njësinë personale për tu mbushur me ujë vonesa shkakton edhe probleme të tjera”, tha Jeton Avdiu, zëvendëskomandant i njësisë së zjarrfikësve në Ferizaj.

Vozitësi zjarrfikës, Fadil Ramadani, ka thënë se hidrantët shërbejnë bukur mirë pas çdo intervenimi.

“Kthehemi tek hidranti e mbushim automjetin me ujë pas çdo intervenimi automjeti mbushte me ujë dhe lihet i gatshëm për intervenimin tjetër”, ka theksuar ai.

Në komunë thonë se në Ferizaj janë diku rreth 30 hidrantë, por që sipas projektit, ka nevojë për shtimin e tyre edhe nëpër fshatra.

“Në qytet pjesa më e madhe e hidrantëve janë te vendosur në zonën qendër të qytetit dhe në disa rrugë periferike  ku e ki pa të arsyeshme në bashkëpunim edhe me shërbimin e zjarrfikësve por edhe me KRU “Bifurkacioni”. Po ashtu edh nëpër fshatra kemi vendosur hidrant që kanë ujësjellës në disa fshatra end nuk ka hidrant për arsye të mungesës së të ujësjellësit”, ka deklaruar Arben Halili, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës.

Sipas zjarrfikësve, hidrantë duhet të ketë edhe në disa fshatra më të largëta malore, siç është Jezerci e Burrniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat