​Krimi në Ferizaj, mjekët tregojnë si i hoqën plumbin të plagosurit 15-vjeçar

Ferizaj

​Krimi në Ferizaj, mjekët tregojnë si i hoqën plumbin të plagosurit 15-vjeçar

Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:04
​Krimi në Ferizaj, mjekët tregojnë si i hoqën plumbin të plagosurit 15-vjeçar

15-vjeçari, i cili u plagos brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale, po trajtohet në Repartin e Ortopedisë. Kështu ka njoftuar shefi i Emergjencës ne Ferizaj, Sefedin Fazliu, i cili ka dhënë detaje për gjendjen e pacientit. Ai bëri të ditur se të njëjtit i është hequr plumbi në krahun e djathtë.

Specialisti i emergjencës tha se pranimi i të miturit është bërë rreth orës 15:00.

Fazliu: Kemi larguar plumbin e armës nga pacienti

"Sot rreth orës 15:00 e kemi pranuar nga shërbimi i urgjencës një pacient, i cili ka qenë i lënduar me armë zjarri. Pacienti ka qenë i lënduar në parakrahun e djathtë dhe pas radiografisë, e cila është bërë, është konstatuar se një plumb qëndron në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është larguar plumbi. Po ashtu. meqë ka qenë edhe frakturë e njërës kockë e parakrahut është bërë edhe mobilizimi i dorës dhe pacienti është pranuar në gjendje stabile pas trajtimit të emergjencës dhe është pranuar në repartin e ortopedisë", tha ai.

Për KosovaPress ai tregoi se shërbimi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e Erona Cokli, 21-vjeçare.

Fazliu: Pacienti 15-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën

"Pacienti që është pranuar këtu është jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu ka qenë edhe një rast që ka qenë motra e tij në vendin e ngjarjes. Shërbimi i emergjencës ka konstatuar që pacientja është e vdekur dhe kanë njoftuar policinë po ashtu edhe mjekësinë ligjore për ta tërhequr nga vendi i ngjarjes", tha ai.

Trupi i 21-vjeçares së vrarë nga Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Dorasi i njëjtë dyshohet se ka plagosur edhe 15-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat