Është shënuar 16 prilli dita e të zhdukurve me dhunë në qytetin Ferizajt e me këtë rast është mbajtur mbledhje përkujtuese organizuar nga kjo komunë në bashkëpunim me Shoqatën e Familjarëve të Personave të Zhdukur "Yjet e Zemrave" në Ferizaj.
Në këtë mbledhje Institucionet lokale dhe ato qendrore kanë kërkuar që Bashkësia Ndërkombëtare të bëjë më shumë trysni mbi shtetit e serb, që sa më parë të zbardhen të gjitha rastet e personave të pagjetur.
Me këtë rast janë bërë homazhe edhe para obeliskut që ju kushtohet personave të pagjetur.
Lule Shabani Rexhep, e cila e ka motrën, Emine Muhaxheri, të zhdukur tash e 25 vite tha se dhimbja për të pagjeturit është shumë e madhe se kërkohet që të bëhet më shumë për zbardhjen e fati të tyre.
“Sot është fiks data e zhdukjes së motrës tonë kthehemi prapa në kohë, malli është i pa përshkruar mërzia edhe më e madhe. Çka të them ndjenjë shumë e rënd jemi në pritje të vazhdueshme çka po bëhet me fatin e tyre me shpresën që gjithmonë do të ketë diçka për ta” tha Lule Shabani Rexhepi.
Në Ferizaj konsiderohen 16 qytetar të pagjetur nga zhdukja e tyre të bërë nga ana e regjimit serb.