Në Ferizaj është shënuar 16 prilli dita e të zhdukurve me dhunë

Ferizaj

Në Ferizaj është shënuar 16 prilli dita e të zhdukurve me dhunë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Është shënuar 16 prilli dita e të zhdukurve me dhunë në qytetin Ferizajt e me këtë rast është mbajtur mbledhje përkujtuese organizuar nga kjo komunë në bashkëpunim me Shoqatën e Familjarëve të Personave të Zhdukur "Yjet e Zemrave" në Ferizaj.

Në këtë mbledhje Institucionet lokale dhe ato qendrore  kanë kërkuar që Bashkësia Ndërkombëtare të bëjë më shumë trysni mbi shtetit e serb, që sa më parë të zbardhen të gjitha rastet e personave të pagjetur.

Me këtë rast janë bërë homazhe edhe para obeliskut që ju kushtohet personave të pagjetur.

Lule Shabani Rexhep, e cila e ka motrën, Emine Muhaxheri, të  zhdukur tash e 25 vite tha se dhimbja për të pagjeturit është shumë e madhe se kërkohet që të bëhet më shumë për zbardhjen e fati të tyre.

“Sot është fiks data e zhdukjes së motrës tonë kthehemi prapa në kohë, malli është i pa përshkruar mërzia edhe më e madhe. Çka të them ndjenjë shumë e rënd jemi në pritje të vazhdueshme çka po bëhet me fatin e tyre me shpresën që gjithmonë do të ketë diçka për ta” tha Lule Shabani Rexhepi.

Në Ferizaj konsiderohen 16 qytetar të pagjetur nga zhdukja e tyre të bërë nga ana e regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat