Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para dhe e dorëzon në polici

Ferizaj

Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para dhe e dorëzon në polici

Më: 21 prill 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro”.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat