Vepra shkencore “Hipertensioni arterial” mbështetet nga komuna e Ferizajt

Ferizaj

Vepra shkencore “Hipertensioni arterial” mbështetet nga komuna e Ferizajt

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu është shprehur i kënaqur që si komunë kanë arritur ta mbështesin botimin e veprës “Hipertensioni arterial” vepër shkencore e Dr. Ahmet Hoxhës me bashkëautore Dr. Majlinda Hoxha Shabani.

Ali i ka përgëzuar autorët për punën dhe kontributin në shkencën e mjekësisë.

”Hipertensioni arterial” është vepra shkencore e ferizajasit të shquar, Dr. Ahmet Hoxha me bashkëautore Dr. Majlinda Hoxha Shabani, vepër kjo, botimin e së cilës patëm mundësinë ta mbështesim.

Duke i shërbyer përmes kësaj vepre dhe punës së Dr. Ahmetit dhe Dr. Majlindës, studentëve dhe gjithë studiuesve të kësaj fushe.”, ka thënë Aliu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat