Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu është shprehur i kënaqur që si komunë kanë arritur ta mbështesin botimin e veprës “Hipertensioni arterial” vepër shkencore e Dr. Ahmet Hoxhës me bashkëautore Dr. Majlinda Hoxha Shabani.
Ali i ka përgëzuar autorët për punën dhe kontributin në shkencën e mjekësisë.
“”Hipertensioni arterial” është vepra shkencore e ferizajasit të shquar, Dr. Ahmet Hoxha me bashkëautore Dr. Majlinda Hoxha Shabani, vepër kjo, botimin e së cilës patëm mundësinë ta mbështesim.
Duke i shërbyer përmes kësaj vepre dhe punës së Dr. Ahmetit dhe Dr. Majlindës, studentëve dhe gjithë studiuesve të kësaj fushe.”, ka thënë Aliu.