​Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë, i dorëzon në polici

Ferizaj

​Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë, i dorëzon në polici

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Qytetari nga Ferizaj D. Sahiti (35), dje rreth orës 17:10, në rrugën “Reçaku” afër një barnatoreje ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë.

Policia e Kosovës fton pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ku pas verifikimit do t’i kthehen ato.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullor për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat