Publikohet traileri i filmit “Dita e Gruas”

Filma

Publikohet traileri i filmit “Dita e Gruas”

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:01
Foto Ilustrim

Është publikuar traileri i filmit “Dita e Gruas”.

Me skenar dhe regji të Goce Cvetanovski, producent Driton Ramadanit, produksion nga “Makedonska Krepost”, me drejtor të fotografisë Fejmi Daut, filmi “Dita e Gruas”, kishte filluar xhirimet në fillimin e tetorit të vitit 2020.

Në rolet kryesor të këtij filmi luajnë aktorët: Sladjana Vujosevic, Musa Isufi, dhe Ismail Kasumi. Kurse në rolet tjera janë: Avni Dalipi, Mendim Murtezi, Damjan Cvetanovksi, Osman Ahmeti, Egzona Salihu, Katerina Kocevska, Eleni Dekidis e të tjerë.

“Dita e Gruas” vie si një shprehje artistike për ironinë e shfrytëzimit të kësaj qenie, teksa në film ndeshen personazhet të cilët tentojnë të jenë shpëtim për gruan dhe ata të cilët i bëjnë dëm vazhdimisht asaj.

Filmi “Dita e Gruas” është xhiruar në Shkup dhe në Kumanovë. Në anën tjetër, ky film është realizuar me përfshirjen e tri gjuhëve: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat