Juria e ‘Berlinales’ këtë vit përbëhet nga regjisorë fitues të çmimit ‘Ariu i Artë’

Filma

Juria e ‘Berlinales’ këtë vit përbëhet nga regjisorë fitues të çmimit ‘Ariu i Artë’

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Festivali ndërkombëtarë i filmit në Berlin, e ka publikuar listën e anëtarëve të jurisë së sivjetme të festivalit, ku përfshihen persona të pazakontë në këtë edicion po ashtu të pazakontë të kësaj ngjarjeje të madhe kinematografike.

Gjashtë anëtarët e jurisë janë fitues të kaluar të çmimit kryesorë të festivalit, “Ariu I Artë”, dhe në ceremoninë e cila mbahet në muajin mars, ata do t’i përzgjedhin fituesit e këtij edicioni të “Berlinales”.

Siç është paralajmëruar më parë, festivali prestigjioz i cili mbahet në kryeqytetin gjerman, sivjet zë vend në dy skena.

Ngjarja me titull “Industry Event” mbahet nga 1 deri më 5 mars, dhe aty do të përfshihen projekte nga Tregu Evropian i Filmit, si dhe do të bëhet prezantimi i programit të festivalit për gjithë përfaqësuesit e industrisë së filmit. Ndërsa nga 9 deri më 20 qershor do të mbahet festivali i fokusuar në publikë.

Anëtarët e jurisë do të arrijnë në Berlin për pjesën e parë të festivalit, në muajin mars, ku edhe do t’i shikojnë filmat e programit garues në ekran të madh, si dhe fituesit do të shpallen atë javë. Ndërsa plani është që ceremonia fizike e “Berlinales” të mbahet në muajin qershor, ku edhe do të nderohen fizikisht triumfuesit e festivalit.

Lista e anëtarëve të jurisë së Festivalit të filmit në Berlin përbëhet nga: regjisori Mohammad Rasoulof nga Irani i cili ishte shpallur fitues i “Ariut të Artë” në vitin 2020, me filmin e tij “There is No Evil”, regjisori nga Izraeli, Nadav Lapid, i shpërblyer me këtë çmim në vitin 2019 për filmin “Synonyms”, regjisorja rumune, Adina Pintilie, fituese e çmimit kryesor të “Berlinales” në vitin 2018, me projektin e saj “Touch Me Not”, regjisori nga Hungaria, Ildikó Enyedi, fitues i “Ariut të Artë” në vitin 2017 për filmin “On Body and Soul”, regjisori italian Gianfranco Rosi i cili triumfoi në këtë festival në vitin 2016, me projektin e tij “Fire At Sea”, dhe regjisorja boshnjake, Jasmila Žbanić, e cila u shpall fituese e “Berlinales” në vitin 2006, me filmin “Grbavica”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat