12 vjeçarja Helena Zengel nominohet për Golden Globe

Filma

12 vjeçarja Helena Zengel nominohet për Golden Globe

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:51
Helena Zengel

Në moshën 11 vjeç Helena Zengel fitoi Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë. Tani ajo është nominuar edhe për Golden Globe.

Krahas yjeve të Hollivudit, Jodie Foster dhe Glenn Close për Golden Globe këtë vit është nominuar edhe aktorja gjermane Helena Zengel për rolin e saj në filmin me Tom Hanks “Të reja nga bota” (News from the World).

Vitin e kaluar kur sapo kishte mbushur 11 vjeç, Helena Zengel u nderua për rolin e saj në filimin “Systemsprenger” me Çmimin Gjerman të Filmit si aktorja më e mirë. 

Në një intervistë për stacionin televiziv gjerman RBB ajo tha se “para fillimit të xhirimeve e dija që Tom Hanks ishte aktor, por nuk e dija se sa i famshëm është ai në të vërtetë. Sepse ai bën filma për të rritur dhe unë më parë nuk kisha parë kurrë ndonjë film me të.”

Helena dhe Tom Hanks janë tani miq dhe komunikojnë shpesh me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat