Zosia Mamet e “Girls” ndahet nga bashkëshorti Evan Jonigkeit pas dhjetë vitesh martesë

Bota e Yjeve

Zosia Mamet e “Girls” ndahet nga bashkëshorti Evan Jonigkeit pas dhjetë vitesh martesë

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 09:47
Zosia Mamet

Zosia Mamet, aktorja e njohur nga seriali “Girls” i HBO-së, dhe bashkëshorti i saj, aktori Evan Jonigkeit, i kanë dhënë fund martesës pas një dekade. Ndarjen e çiftit e konfirmoi të premten një burim për revistën People.

Arsyet e ndarjes nuk janë bërë publike, ndërsa as Mamet, 38 vjeç, e as Jonigkeit, 43 vjeç, nuk e kanë komentuar lajmin publikisht.

Dyshja u njoh në vitin 2013, kur luanin së bashku në shfaqjen off-Broadway “Really Really”. Tre vjet më vonë, në tetor të vitit 2016, ata u martuan në një ceremoni private në Cedar Lakes Estate, në Port Jervis të shtetit të New Yorkut. Çifti e kishte ruajtur gjithmonë lidhjen larg vëmendjes, por në përvjetorë shkëmbente dedikime të ngrohta në Instagram. Vitin e kaluar, për nëntëvjetorin e martesës, Jonigkeit e kishte quajtur publikisht bashkëshorten “gjysmën më të mirë”.

Image
Zosia Mamet

Lajmi vjen në një periudhë të ngjeshur profesionale për të dy. Mamet, vajza e dramaturgut të njohur David Mamet, do të rikthehet si Shoshanna në vazhdimin e serialit “Girls”, krah Lena Dunhamit, Allison Williamsit, Jemima Kirkes dhe Andrew Rannellsit, siç raporton Just Jared.

Ndërkohë, Jonigkeit do të rikthehet në rolin e Graham O’Neilit në sezonin e dytë të serialit “The Hunting Wives”, që del më 26 nëntor. Aktori njihet edhe nga filmat “X-Men: Days of Future Past” dhe “Bone Tomahawk”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat