Kemi një super lajm për të gjithë fansat e serialit “Friends”!

Filma

Kemi një super lajm për të gjithë fansat e serialit “Friends”!

Më: 4 prill 2021 Në ora: 07:28
Friends

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

Në shkurt të këtij vitit që lamë pas, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj.

Mirëpo, emergjenca Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë. Teksa të gjithë po qëndronim në pritje, producenti Kevin Bright ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e serialit.

Për shkak të pamundësisë për t’u bashkuar më herët, “Friends” do t’i kemi bashkë në Ditën e Falenderimeve (Thanksgiving Day) në SHBA, më 26 nëntor.

Lajmi i mirë është që javën që vjen do nisë xhirimi i episodit special të ribashkimit të ‘Friends’.

Aktorët e famshëm do të bashkohen edhe një herë, për të na dhuruar kujtimet më të bukura nga ky serial që pëlqehet nga fansa në mbarë botën.

Ky lajm është konfirmuar nga David Schwimmer, i cili tha se do të nisej drejt Los Angeles për të filluar me xhirimet.

Mezi po i presim!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat