Emilia Clarke në bisedime për t’u bërë pjesë e serialit “Secret Invasion”

Filma

Emilia Clarke në bisedime për t’u bërë pjesë e serialit “Secret Invasion”

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:13
Emilia Clarke

Sipas revistës “Variety”, aktorja Emilia Clarke është në fund të negociatave për t’u bërë pjesë e serialit të ardhshëm, “Secret Invasion”, i cili bazohet në librat komik “Marvel” dhe do të transmetohet në platformën “Disney +”.

Ky projekt lidhet me krijesat e njohura si Skrulls të cilët për herë të parë i kemi parë tek filmi “Captain Marvel”, dhe në të përfshihen aktorët Samuel L. Jackson dhe Ben Mendelsohn të cilët do t’i përsërisin rolet e tyre nga filmat e kaluar.

Së fundmi u bë e ditur se kastës së aktorëve të filmit “Secret Invasion”, i janë bashkuar edhe aktorët Kingsley Ben-Adir dhe Olivia Colman.

“Variety” nuk ka informacione rreth rolit të cilin Clarke do ta luaj në këtë projekt, kurse studioja “Marvel” nuk ka pranuar të zbulojë më shumë detaje.

Por bazuar në faktet që publiku i din deri më tani, supozohet se roli më i përshtatshëm për aktoren britanike është ai i Verankes, mbretëresha e racës Skrull.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat