Studioja “Marvel” konfirmon datat e lansimit të filmave të tyre hit

Filma

Studioja “Marvel” konfirmon datat e lansimit të filmave të tyre hit

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:26
Po promovohet rikthimi i filmave me buxhet të lartë nëpër kinematë botërore

Studioja “Marvel” e ka ndarë një listë të gjatë të filmave të cilët do t’i lansojë në dy vjetët e ardhshëm, bashkë me konfirmimin e datave kur këto projekte do të fillojë së shfaquri nëpër kinema.

Në këtë mënyrë po promovohet rikthimi i filmave me buxhet të lartë nëpër kinematë botërore, pas një pauze të gjatë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas trilerit 3 minutash, ndër projektet e shumëpritura nga fansat e superheronjëve të bazuar në libra komik, janë: “Black Widow” film ky i cili vjen nëpër kinema dhe në “Disney+” më 9 korrik të këtij viti, “Shang-Chi And The Legend Of The Ten Rings” i cili lansohet më 3 shtator, “Eternals” që pritet të publikohet më 5 nëntor, “Spider-Man: No Way Home “ vjen nëpër kinema më 17 dhjetor, “Doctor Strange In The Multiverse Of Madness” do të lansohet më 25 mars 2022, “Thor: Love And Thunder” publikohet më 6 maj të vitit të ardhshëm, “Black Panther: Wakanda Forever” pritet të fillojë së shfaquri për publikun mbarëbotëror më 5 korrik 2022, “The Marvels” lansohet më 11 nëntor të vitit të ardhshëm, “Ant-Man And The Wasp: Quantumania” publikohet më 17 shkurt të vitit 2023 dhe “Guardians Of The Galaxy, Vol. 3” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema më 5 maj të vitit 2023

Përmes kësaj videoje të fundit të publikuar nga “Marvel”, publiku pati mundësi t’i shoh pamjet e para të filmit të ardhshëm të regjisores Chloe Zhao, “The Eternals”. Në këtë projekt të shumëpritur nga fansat luajnë aktorë yje të hollywoodit, si Angelina Jolie, Salma Hayek, Gemma Chan dhe Kumail Nanjiani. Njëherësh, “The Eternals” do të jetë projekti i radhës i madh i regjisores së shpërblyer me “Oscar”, pas triumfit të saj në ceremoninë e sivjetme prestigjioze në kategoritë kryesore, “Filmi më i mirë” dhe “Regjisorja më e mirë”, me filmin e zhanrit dramë “Nomadland”.

Një tjetër projekt që e rrëmbeu vëmendjen e shikuesve është vazhdimi i dytë i “Black Panther”. Së fundmi, aktori Erik Killmonger pati vdekur në fund të filmit të parë, por sikur me shumë tregime të librave komik, ringjallja e personazheve është e zakonshme. Prandaj publiku ka kohë që kanë spekuluar se ylli i filmit “Without Remorse”, mund të rikthehet në ekran të madh si pjesë e kastës së aktorëve të filmit “Black Panther”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat