Tom Hardy në rolin e James Bondit?

Filma

Tom Hardy në rolin e James Bondit?

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 23:02
Tom Hardy

Daniel Craig do të largohet në fund të këtij viti nga roli i James Bondit.

Ndonëse fansat kanë pritur gjatë për episodin e radhës të filmit të famshëm, ende nuk është bërë e ditur se kush do ta luajë tash e tutje rolin e spiunit ndërkombëtar, Bond.

Ka pasur vetëm thashetheme se në krye të rolit mund të vendoset aktori i famshëm, Tom Hardy. Ndërkohë, sipas Ladbrokes, favorit për këtë rol është ylli i Netflixit, Refe-Jean Page.

Marrë parasysh famën e tij, Jean Page thuhet se ka më shumë gjasa se Hardy që të bëhet James Bondi i ri.

Filmi i ri i James Bondit “No Time To Die”, do të lansohet në tetor të vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat