“Cruella” do të rikthehet për një film të dytë

Filma

“Cruella” do të rikthehet për një film të dytë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:57
Emma Stone

Emma Stone është gati të luajë sërish rolin si Cruella de Vil! ET ka konfirmuar se aktorja 32-vjeçare do të rikthehet tek “Cruella”. Lajmi për një film të dytë u njoftua fillimisht në muajin qershor, pasi një zëdhënës tha se producentët janë shumë të kënaqur me suksesin e “Cruella”-s.

Filmi u publikua në muajin maj dhe fitoi më shumë se 222 milion dollarë në mbarë botën.

“Ne jemi krenar që kemi punuar bashkë me Emma dhe Disney dhe vlerësojmë gatishmërinë e studios për të njohur kontributet e saj si një bashkëpunuese kreative. Ne kemi shpresë se kjo do të hapë derën për më shumë anëtarë nga komuniteti krijues për të marrë pjesë në suksesin e një platforme të re”, thanë prodhuesit e filmit.

Regjisori Craig Gillespie dhe skenaristi Tony McNamara priten të rikthehen të dy në filmin e dytë.

Para premierës së “Cruella”-s, Stone tregoi për 40 veshjet që ndërroi në film dhe sa e jashtëzakonshme ishte kjo eksperiencë për të.

“Dizajnerja Jenny Beavan kaloi periudhën më të bukur. Ajo thoshte vazhdimisht se kështu vishej në vitet ’70. Kjo ishte mënyra se si ajo ndërtoi botën, këto kostume, këto gra ishin në një nivel tjetër. Ishte thjesht e pabesueshme“, ka treguar Stone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat