Pezullohen xhirimet e serialit “The Offer”

Filma

Pezullohen xhirimet e serialit “The Offer”

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 22:38
Aktori Miles Teller

Xhirimet e serialit dramë “The Offer” nga Paramount Plus, u ndërprenë me 28 Korrik, për shkak se një nga pjesëtarët e produksionit doli pozitiv me Covid. Ishte aktori i mirënjohur Miles Teller, ai që u konfirmua pozitiv me Covid, pasi refuzoi të bënte testin dhe të vaksinohej.

Kjo u bë e ditur nga një burim i afërt i ekipit ekzekutiv të serialit, i cili tha për Daily Mail se personi i dyshuar pozitiv ishte ylli i filmit ‘Whiplash’.

“Miles Teller nuk është i vaksinuar. Ai refuzoi gjithashtu të bënte testin. Solli virusin në xhirime dhe tani e gjithë puna duhet të ndalojë”, u shpreh burimi për Daily Mail.

Lauren Hozempa, publicistja e yllit, i quajti të gabuara spekulimet dhe refuzoi të fliste më tepër. Teller pritet të luajë në serialin e bazuar tek filmi i vitit 1972, “The Godfather” krahas shumë yjeve të tjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat