Zbulohet data e saktë e publikimit të sezonit të dytë të “Emily in Paris”

Filma

Zbulohet data e saktë e publikimit të sezonit të dytë të “Emily in Paris”

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:35
“Emily in Paris”

Pas një sezoni të parë të suksesshëm, “Emily in Paris” për përgatitet për një të dytë.

Tani, është konfirmuar se komedia me protagoniste kryesore aktoren Lily Collins zyrtarisht po rikthehet në muajin dhjetor.

Netflix njoftoi për premierën përmes një ‘traileri’, nga i cili zbuluan pak më shumë për atë që do të ndodhë në këtë pjesë vazhduese, duke treguar momente më ikonike të modës dhe Emily Collins duke shijuar gjërat më të bukura në jetë.

Në “Emily in Paris”, (Collins) udhëton në Paris për të ndihmuar në ofrimin e një firme marketingu me një perspektivë amerikane.

Marrë parasysh që seriali është nominuar dy herë për “Golden Globes” dhe dy për “Emmy Awards”, ai gjithashtu ka marrë reagime të ndryshme edhe nga shikuesit.

“Sado zhgënjyese që është ndonjëherë të lexosh këto gjëra, është gjithashtu një dhuratë”, tha Collins, 32-vjeçe, më parë për revistën Vogue të Arabisë lidhur me kritikat që morën.

Sipas krijuesit të serive Darren Star , pjesa e dytë e shfaqjes do të jetë ‘më shumë për të gërmuar më thellë’ në personazhin e Collins dhe përvojat e saj.

Ai gjithashtu tha se sezoni i dytë ‘është shumë më i fortë’ se paraardhësi i tij.

Sezoni i dytë i “Emily në Paris” pritet të publikohet më 22 dhjetor në Netflix.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat