Mbyllet TIFF në Tiranë

Filma

Mbyllet TIFF në Tiranë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 07:00
Mbyllet TIFF në Tiranë

Edicioni i 19-të i Tirana International Film Festival ka përfunduar duke kurorëzuar edhe fituesit. Pjesëmarrës të shumtë nga e gjithë bota konkurruan me filmat e tyre në 15 kategori.

Kategoria më e rëndësishme Best Feature Film ose “Bufi i Artë” i këtij edicioni u fitua nga filmi i regjisores meksikane Fernanda Valadez i titulluar Identifying Features.

Ky film trajton temën e rreth 70 mijë personave të zhdukur në Meksikë. Një mama vihet në kërkim të djalit të saj, që nuk dihet nëse ka vdekur rrugës drejt emigrimit në Amerikë. Regjia e vlerësoi filmin për forcën e fuqishme që ka për të portretizuar një realitet të ashpër e mizor të kohëve tona. Ndërkohë një tjetër kategori e rëndësishme në këtë edicion Best Shorts Film, i cili do të radhitet edhe në listën e gjatë të kandidatëve për çmimet e Oscars u fitua nga regjisorja Lillah Hallaa, me filmin Menarca. Juria e vlerësoi këtë film për përdorimin mjeshtëror të imazhit femëror të elektrizuar nga një atmosferë shumë poetike, por në të njëjtën kohë kuptimplotë.

Në kategorinë e Regjisores më të mirë titullin Eliza Petkova, ndërsa çmimin për skearin më të mirë e fitoi Shawkat Amin Korki. Çmimin Bufi i Argjendtë e fitoi filmi Botox nga Kaveh Mazaheri. Çmimi i filmit të shkurtër më të mirë Aksion iu akordua Titan të regjisores Valery Carnoy. Çmimi i filmit më të mirë të animuar iu akordua Heart of Gold nga regjisorja Simon Filliot.

Çmimi i filmit më të mirë studentor iu akordua Fall of the Ibis King nga regjisori Mikai Geronimo dhe Josh O’Caoimh. Ndërkohë tek dokumentarët, bufi i tjetër i argjendtë iu akordua “A cifle and a Bag” nga Cristina Hanes. Dokumenti më i mirë i shkurtër u shpall Scars nga Alex Anna. Një tjetër kategori e veçantë ajo Filmit më të mirë shqiptar u shpall Disco Funeral nga regjisori Benart Laze, ndërsa filmi më i mirë në Ballkan u shpall Kriminelët nga regjisori turk Serhat Karaaslan. Filmi i zgjedhur nga Audienca ishte UN/DOGMATIC i regjistruar nga Shoqëria Daneze e Kinemasë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat