“Emily në Paris” ishte shumë sipërfaqësor e plot klishe, do të ketë shumë ndryshime në sezonin e dytë

Filma

“Emily në Paris” ishte shumë sipërfaqësor e plot klishe, do të ketë shumë ndryshime në sezonin e dytë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 08:12
“Emily në Paris”

“Emily në Paris” ka arritur të ketë qindra mijëra fansa, që kur Netflix vendosi ta përfshijë në ofertën e tij, por gjithashtu ka marrë më shumë kritika, kryesisht për shkak të paraqitjes së disa klisheve, që lidhen me një vizion sipërfaqësor të Parisit dhe francezëve si dhe mungesa e diversitetit brenda kastit.

Sezoni i ri do të dalë më 22 dhjetor, kështu që është normale të shohim nëse diçka ka ndryshuar.

Siç tha Lily Collins në një intervistë, sapo shkrimtarët dhe producentët filluan të punonin për episodet e reja, ata mbajtën parasysh se gjithëpërfshirja duhej të ishte strumbullari rreth të cilit do të ndërtoheshin episodet e reja/

Po ashtu edhe protagonisti tjetër i serialit, Lucas Bravo pohoi: “Jam dakord. Kemi sjellë shumë klishe në ekran, pa marrë parasysh që Parisi është një nga qytetet më kozmopolit në botë ku jetojnë njerëz të kombësive, etnive, feve, orientimeve të ndryshme dhe nuk mund të lejojmë që të mos i përfaqësojmë denjësisht. Nuk mjafton një jetë për të njohur Parisin, por të paktën duhet të përpiqemi”.

Seria e dytë i vendos ngjarjet mes kryeqytetit francez dhe rivierës franceze, veçanërisht në Saint Tropez. Emily do të ketë në krah miqtë e saj të përjetshëm, por do të njohë edhe njerëz të rinj, veçanërisht ata tipikët të lagjieve evropiane. Duke pasur parasysh premisat, mezi presim të zbulojmë se cilat janë hyrjet e reja të ardhshme dhe çfarë historish do të kenë. Sigurisht, ato do të përfaqësojnë shumë më mirë aspektet e shumta të një qyteti kaq kompleks dhe të larmishëm siç është Parisi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat