​“Don't look up”, rekord shikueshmërie

Filma

​“Don't look up”, rekord shikueshmërie

Më: 8 janar 2022 Në ora: 22:24
Filmi ​“Don't look up”

Filmi satirik i Adam McKay, “Don’t Look Up”, një pasqyrim si njerëzimi po i përgjigjet shkatërrimit të klimës, po thyen rekord shikueshmërie në historinë e Netflix.

Në dy ditët e parë të publikimit, filmi tërhoqi 111.3 milionë orë shikime dhe debutoi në listën e 10 filmave më të mirë të Netflix në 94 vende. Tani filmi renditet i treti si më i shikuari i të gjitha kohërave në platformë.

“Don’t Look Up”, rrëfen historinë e studentes së astronomisë Kate Dibiasky, e cila luhet nga aktorja Jennifer Laërence dhe këshilltarit të saj të doktoraturës, Dr Randall Mindy, i cili interpretohet nga Leonardo DiCaprio. Ky është një film për mënyrën se si njerëzimi po i përgjigjet shkatërrimit të klimës që vret planetin.

Paniku dhe dëshpërimi që ata ndjejnë pasqyron panikun dhe dëshpërimin që ndiejnë shumë shkencëtarë të klimës.

Filmi satirik përmban një kast aktorësh të mëdhenj duke përfshirë Meryl Streep, Jonah Hill, Cate Blanchett dhe Timothee Chalamet u shfaq për herë të parë në kinema më 10 Dhjetor përpara se të debutonte në Netflix më 24 Dhjetor.

Regjiori McKay në fakt është ndoshta më i njohur për filmat e tij me Will Ferrell si "Talladega Nights: The Balad of Ricky Bobby", "Step Brothers" dhe "Anchorman: The Legend of Ron Burgundy", por kohët e fundit është fokusuar në drama komedike si " Vice”, "The Big Short" dhe tani, "Don’t Look Up".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat