Hilaria Baldwin me bikini rozë “hakmerret” ndaj Alecit duke rikrijuar momentin viral

Bota e Yjeve

Hilaria Baldwin me bikini rozë “hakmerret” ndaj Alecit duke rikrijuar momentin viral

Nga: Bota sot Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 16:54
Hilaria Baldwin në videon e re në Instagram

Hilaria Baldwin ka gjetur mënyrën më argëtuese për t'iu kthyer një prej momenteve më të komentuara të martesës së saj. E veshur me një bikini rozë të ndezur, 42-vjeçarja publikoi në Instagram një video ku tallet me zakonin e bashkëshortit, Alec Baldwin, që ta ndërpresë kur flet.

Në video, Hilaria shfaqet e qeshur pranë pishinës, me manikyr në të njëjtën ngjyrë me bikinin, ndërsa në ekran shkruhet se ajo do të bënte gjithçka për të. Skena kthehet menjëherë kur kamera kalon te Alec, 68 vjeç, i ulur pranë saj me një bluzë të thjeshtë, mbi të cilin shfaqet mbishkrimi se ai do ta ndërpresë sa herë të dojë.

Hilaria reagon duke i rënë kamerës me dorë dhe largohet. Videon e shoqëroi me mbishkrimin: “When I'm talking, you are not talking, Baldwin”.
Image
Hilaria dhe Alec Baldwin në një mbrëmje bamirëse në New York

Sipas Hello!, çifti rikrijoi një skenë që u bë virale në mars të vitit 2025, kur aktori e ndërpreu disa herë bashkëshorten gjatë një interviste në rihapjen e Planet Hollywood në New York. Atëherë ajo po fliste për serialin e tyre realitet në TLC, “The Baldwins”, dhe i kërkoi me vendosmëri të heshtë sa kohë flet ajo.

Image
Hilaria dhe Alec Baldwin

Vetëm pak ditë më parë, në një bisedë me Us Weekly, Hilaria tha me shaka se sekreti i martesës së tyre 14-vjeçare janë ngacmimet dhe “gaslighting-u” i ndërsjellë. Çifti u martua në qershor të vitit 2012 dhe ka shtatë fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat