“Zgjoi” nuk nominohet për Oscars, reagon Yllka Gashi

Filma

“Zgjoi” nuk nominohet për Oscars, reagon Yllka Gashi

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:08
Yllka Gashi

Aktorja kryesore në filmin “Zgjoi”, Yllka Gashi, i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që e kanë ofruar për rrugëtimin për t’u nominuar për Oscars.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se  “Zgjoi”  solli gëzim e i bëri krenarë të gjithë dhe shkroi histori te re për kinematografinë kosovare.

“Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falënderuese! Faleminderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!”

“Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë faleminderit nga zemra!”,ka thënë Gashi, transmeton Klankosova.tv.

Filmi “Zgjoi” sot nuk ka arritur që të nominohet për Oscars.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat