​Sandra Bullock heq dorë nga aktrimi

Filma

​Sandra Bullock heq dorë nga aktrimi

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:36
Sandra Bullock

Sandra Bullock njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi në një intervistë për Hollywood Reporter.

"Jam djegur plotësisht. Jam shumë e lodhur sa nuk jam në gjendje të marr vendime të shëndetshme, të zgjuara dhe jam e vetëdijshme për këtë", tha aktorja.

Ajo thotë se i pëlqen ideja për të krijuar orarin e saj dhe se dëshiron ta bëjë atë ekskluzivisht për vete.

Aktorja, e cila në karrierën e saj 30-vjeçare ka realizuar rreth 50 filma, shprehet se është mirënjohëse për suksesin e arritur, por se ka qenë gjithmonë e shqetësuar për ndikimin e tij në jetën private.

"Unë kam qenë gjithmonë duke punuar, kështu që kam qenë me fat. Dhe kuptova se puna u bë paterica ime. Ishte si të hapja vazhdimisht frigoriferin dhe të kërkoja diçka që nuk ishte kurrë aty. I thashë vetes: Mjaft së kërkuari sepse nuk ke më nevojë të provosh veten. Duhet të jesh mirë dhe pa punën që të duhet si konfirmim i suksesit”, ka thënë aktorja.

E pyetur se kur do t’i rikthehej aktrimit, ajo thjesht u përgjigj: “Nuk e di”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat