Pas shumë polemikash, ja kur do të publikohet filmi i ri i Will Smith

Filma

Pas shumë polemikash, ja kur do të publikohet filmi i ri i Will Smith

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:56
Will Smith

Apple TV+ ka publikuar së fundmi trailerin e filmit të ri “Emancipation” të Will Smith.

Kompania thuhet se ishte në bisedime për të shtyrë publikimin e filmit pas skandalit të Smith në Oscars 2022.

Megjithatë, platforma duket se më në fund arriti një marrëveshje dhe publikoi trailerin për filmin, gjatë ditës së kaluar. Në mbishkrimin e videos, thuhej:

“Një burrë i skllavëruar nis një udhëtim të rrezikshëm për t’u ribashkuar me familjen e tij në këtë film të fuqishëm të frymëzuar nga një histori e vërtetë”.

Filmi do të shfaqet premierë në kinema më 2 dhjetor përpara se të kalojë në platformën e transmetimit më 9 dhjetor. Reagimi i ashpër me të cilin u përball Smith në muajt e fundit, thuhet se bëri që drejtuesit e Apple TV+ të diskutojnë mbi publikimin e filmit këtë vit, në kohë për sezonin e çmimeve, ose shtyrjen deri në vitin 2023.

Drama, për të cilën kompania thuhet se shpenzoi 120 milionë dollarë, do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të çmimeve pasi do të publikohet këtë vit. Top Albania Radio shkruan se nëse filmi fiton një Oscar, Smith nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sepse ai dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Akademia gjithashtu e ndaloi atë të marrë pjesë në ceremoni dhe çdo ngjarje të lidhur me Akademinë për 10 vitet e ardhshme.

Duket se incidenti i Oscars vazhdon të komentohet edhe sot e kësaj dite edhe pse kanë kaluar muaj. I fundit që e ka përmendur sërish këtë ngjarje ka qenë komediani Dave Chappelle.

Në skenën e Liverpool, Chappelle mbajti një vlerësim thumbues të shuplakës së Oscars të dëgjuar në mbarë botën. Dave është pjesë e një turneu të përbashkët komedi me Chris Rock, i cili në mars u godit me shuplakë teksa prezantonte në skenë në Academy Awards nga aktori Will Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat