“Toka Brenda Meje”, shfaq premierën në Tallin Black Nights të Estonisë

Filma

“Toka Brenda Meje”, shfaq premierën në Tallin Black Nights të Estonisë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 21:03
“Toka Brenda Meje”

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka Brenda Meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka shfaqur premierën në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherësh edhe festival i kategorisë “A”, i cili ka filluar më 11 nëntor 2022 dhe do të përmbyllet me datën 27.

Filmi përcjell Remon, i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka Brenda Meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat