Më 23 dhjetor premiera e filmit “Dasma e Gollakut”, që befasoi gazetaret nga Ukraina

Film

Më 23 dhjetor premiera e filmit “Dasma e Gollakut”, që befasoi gazetaret nga Ukraina

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:23
“Dasma e Gollakut”

Filmi i metrazhit të shkurtër “Dasma e Gollakut”, do të shfaqet premierë në televizonin DTV, më 23 dhjetor, ora 20:00.

Ky film gjatë xhirimeve kishte marrë vëmendjen edhe të gazetarëve nga Ukraina.

Ishte Ludmila Makey, e cila gjatë xhirimit të filmit, kishte thënë se ëndërr e kishte ta shihte se si organizohen dasmat e shqiptarëve të Kosovës, dhe sipas saj kjo ëndërr iu realizua.

Duke i pa xhirimet nga afër ukrainasja u befasua me realizimin ku e kishte quajtur ‘fantastike’ që po e sheh me sytë e saja.

Ky film që përcjell traditat e vjetra shqiptare të dasmës për shtetasen ukrainase ishte një lumturi shpirtërore, e cila e pranoi edhe vet se i këndonte shpirti deri sa realizohej filmi.

Ndryshe, filmi do të transmetohet edhe në kanalin zyrtar në YouTube, DTV Official.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat