Festivali i 26-të i Filmit në Brooklyn: “Human Times”

Filma

Festivali i 26-të i Filmit në Brooklyn: “Human Times”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 15 qershor 2023 Në ora: 21:12
Festivali i 26-të i Filmit në Brooklyn

2-11 qershor 155 filma, 44 premiera botërore: Fitues i çmimit të parë, me vlerë 30 mijë dollarë, çmimi Grand Chameleon Award, ju dha filmit “Ciela” të producentit italian Mauricio Serra. Ndërsa, filmi i mterazhit të gjatë, që hapi edhe festivalin në edicionin e 26-të, “Forgive me Father - Më falë Baba” i aktorit dhe regjisorit Shqiptar Amerikan James Biberi, ishte fitues i çmimit : “Çmimi i Publikut për Rrëfim - Feature Narrative Audience Award” 

Çdo pranverë, dhe fillim vere(qershori) Nju Jorku, është qyteti i vetëm në botë, që ka disa festivale ndërkombëtare filmi, përfshirë edhe festivalin e filmit më prestigjoz “NYC Tribeca Film Festival dhe Brooklyn Film Festival". Festivale këto të cilat kan ethet e festivalve të filmit. Ndoshta, këto festivale janë edhe një lloj idealizmi dhe ndërgjegjeje për mënyrën se si bëhen dhe shikohen filmat. 

Në Brooklyn nga data 2 qershor deri në 11 qershor, u mbajt edicioni i 26-të, i filmit të pavarur “Brooklyn Film Festival - 2023” . Festivali i Filmit në Brooklyn (BFF), është festivali më i gjatë ndërkombëtar dhe konkurrues i filmit në Nju Jork. 

Simbas faqes të internetit, të këtij festivali: https://www.brooklynfilmfestival.org/winnersEdicioni , Edicioni i 26-të, u mbajt me temë “Human Times - Kohës Njerëzore”, kurse u shfaqën 155 filma, të cilët simbas organizatorit erdhën nga një garë kualifikuese në të cilën morën pjesë para konkurim(perzgjedhje) 3,237 filma nga 97 vende të botës. 

Faqja zyrtare e internetit të BFF, tregon se organizatori i ndau filmat në gjashtë kategori: Narrativë me metrazh të gjatë, me metrazh të gjatë dokumentar, rrëfim të shkurtër, dokumentar të shkurtër, eksperimental dhe animacion: “Kriteret e përzgjedhjes së BFF-së, u bënë nga një grup rregullash 26-vjeçare, të cilat përbëjnë markën e vërtetë të festivalit ku: filmat pjesëmarrës nuk mund të ishin më të vjetër se dy vjet; filmat zgjidheshin vetëm nga aplikimet; të gjithë filmat në festival marrin pjesë në garën për çmime. Ndersa, edhe filmi më i vogël mund të fitojë çmimin kryesor të festivalit: “Kameleoni i Madh”.

Po sipas faqes së internetit të festivalit BFF, për edicionin e tij të 26-të filmat e përzgjedhur që u shfaqën për konkurrim u ndanë në 40 blloqe programi të filmave dy-orëshe, nga 155 filma në total konkurrimi të vitit 2023; 150 premiera, 13 veçori narrative dhe 11 veçori dokumentare. Ky festival prezantojë gjithashtu 45 filma të shkurtër narrativë, 21 filma dokumentarë të shkurtër, 28 animacione dhe 27 filma eksperimentalë.. 

Në faqen e internetit të këtij festivali, thuhet se për më tepër, 10 filma ishin përzgjedhur si pjesë e një prej programeve më të suksesshme të festivalit të Bruklinit, BFF, përfshirë filmin e mterazhit të gjatë që hapi edhe festivalin në edicionin e 26-të, “Forgive me Father - Më falë Baba” të aktorit dhe regjisorit Shqiptar Amerikan James Biberi., i cili fitojë në fund të këtij festivali çmimin: “Çmimi i Publikut për Rrëfim - Feature Narrative Audience Award”.

Ishte ky film që 2 qershor, BFF do të hapte festivalin me një shfaqje premierë botërore në Windmill Studios në Greenpoint Brooklyn,. Film ky i “tipit’ drama-trillerit të fuqishëm dhe të nuancuar, përkatësisht, ishte filimi i mterazhit të gjatë “Më fal Baba", shkruar dhe drejtuar nga James Biberi. Një film ky i frymëzuar nga ngjarje të vërteta, i cili ishte dhe debutimi i aktorit shqiptar amerikan si regjisor i filmit artistik, ndërkohë që kasti përfshinte një numër aktorësh të njohur njujorkez, duke përfshirë Aida Turturro.

BFF është gjithashtu njoftojë se gjatë këtij festavali të shtunën, 10 qershor do të mbahej edhe Festivali i 19-të Vjetor i KidsFilmFest në Windmill Studios. 

Festivali I Filmit në Brooklyn, gjatë nëntë netëve të tij, u shfaq në disa kinema ; në Windmill Studios, Wythe Hotel, The Center for Fiction, përfshirë dhe kinema verore në Prospect Park. Të gjithë filmat do të jenë gjithashtu të disponueshëm online për të gjithë festivalin 10-ditor. 

Festivali i Filmit në Brooklyn, i cili i përket filmave me budget të limituar, natyrisht, që u realizua nëpërmjet burimeve të sponsorëve që sigurojë, BFF, duke u caktuar filmbërësve fitues edhe 80,000 dollarë shpërblime në çmime totale (para, produkte dhe shërbime). Lista e sponsorëve të BFF për vitin 2023 përfshin: WNET's All Arts, Brooklyn Film Society, Windmill Studios, Cinelease, Herc, Quebec Government, PRG, Xeno Lights, AbelCine, Be Electric, MPE, Big Screen Plaza, Shërbimet e Medias, Hoteli Wythe, Moxy , Yelp, Lentini Communications, The Pod, Papapietro Perry, Blue Table Post dhe Noble Jewelry.

Festivali i Filmit në Brooklyn (BFF), para vitit 2011 është quajtur Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Brooklyn (BiFF), dhe është një festival i pavarur filmi, që mbahet çdo qershor në Brooklyn, Nju Jork. Ky festival i nisur nga Marco Ursino, Susan Mackell, Abe Schrager dhe Mario Pegoraro në 1998, thotë se ka si misioni të "zbulojë, ekspozojë dhe promovojë kineastët e pavarur, duke tërhequr vëmendjen mbarëbotërore në Brooklyn si një qendër për kinemanë." Baza e festivali BFF është South 4th Street. Williamsburg - Brooklyn.

BFF nga data 2/11 qershor ofrojë në Brooklyn, panele me interes për krijuesit e filmave, programet e tyre, dhe mbajti një sesion për projekte dokumentare. 

Festivali I Filmit në Brooklyn kulmojë në natën e fundit me ndarjen e 9 çmimeve, “Tapetin e kuq”, dhe një koktej me kineast, kritik, producent dhe aktor. Nata e mbylljes e Brooklyn Film Festival! përfundoi edhe me një artist shqiptar pianistin e njohur Fatrin Krajka, i cili thotë se ky është një vit tjetër si gjyqtar dhe i lumtur të dëshmoj punën e kineastëve të talentuar nga e gjithë bota.

Drejtori Ekzekutiv i BFF, Marco Ursino, tha këtë për edicionin e 26-të të BFF: “Ne jetojmë në një epokë që kur dikush poston një histori në internet, për një numër në rritje vëzhguesish, ajo histori bëhet 'realitet'. prandaj, doli nga moda? Fatkeqësisht, shumë më tepër u besojnë postimeve në kompjuter sesa mësuesve dhe librave. Ne e dimë se përballemi me disa çështje shumë të rëndësishme: klima, modelet politike të dështuara dhe variantet e Covid 19. Si do t'i luftojmë këta armiq të padukshëm? A do të jenë njerëzit mjaftueshëm të zgjuar për të përdorur metoda shkencore për të zgjidhur çështjet shkencore dhe për të pranuar besimet e njëri-tjetrit për të gjetur unitet dhe forcë kolektive? Apo po bëjmë bast për mbështetjen e aleatëve të fuqishëm, si AI? Këtë vit, BFF do të fokusohet në fuqinë e pyetjeve dhe lirinë e zgjedhjes. Bashkohuni me ne në qershor për të diskutuar.”

Të gjithë fituesit e çmimeve të Festivali i Filmit në Brooklyn (BFF), përfshijnë:

1. Stili më i mirë: GERALD ALAN DECKER për CUL-DE-SAC
2. Producenti më i mirë: APOLLO BAKOPOULOS për ALIGNED
3. Çmimi i Publikut për dokumentar të shkurtër: HOPE YOU FAIIL nga ALISON GRASSO
4. Çmimi i Publikut për dokumentarë artistikë: SHKELJA E TË DREJTAVE TË AUTORIT nga DAVID SABSHON
5. Çmimi i Publikut për rrëfim - Film të metrazhit të gjatë: MË FAL BABA nga JAMES BIBERI
6. Çmimi “Feature Narrative Spirit”: PRATFALL nga ALEX ANDRE
7. Narrativa më e mirë e shkurtër: CIELA nga MAURICIO SIERRA
8. Dokumentari më i mirë / Editimi më i mirë: SWEETHEART DEAL nga ELISA LEVINE dhe GABRIEL MILLER
9. Çmimi i Kameleonit të Madh: CIELA nga MAURICIO SIERRA

Të gjitha çmimet tani janë të regjistruara në faqen zyrtare të internetit! https://www.brooklynfilmfestival.org/winners

Premiera botërore “Më fal Baba - Forgive me Father”

Regjisori: James Biberi (James Biberi është një aktor, regjisor shqiptaro-amerikan me banim në New York City. Si aktor, ai është më i njohur për rolet e tij në filmat : "Drive me Ryan Gosling", "Dead Man Down" me Colin Farrell, "Ocean's Eight" me Sandra Bullock dhe së fundmi si Lt. Smith në Hightown në rrjetin Starz. Më fal Baba është debutimi i tij regjisorial.)

Realizuar : Shtetet e Bashkuara, 2023, 90 min
Formati i Xhirimit: Dixhital
Viti i Festivalit: 2023
Kategoria:Veçori narrative
Fitues: Çmimi i publikut

Aktorët: James Biberi, Hana Lauer, Santo Fazio, Joe Passaro dhe Aida Turturro
“Ekuipazhi” kinematografik: Skenari: James Biberi Drejtor i Fotografisë: Toru Nishikubo Redaktor: Luftar Von Rama Producentët: Don Close, Fiore DeRosa, Anthony Alessandro Producentët Ekzekutiv: Noah Osnos, Ante Novakovic, Rob Simmons, Ingrid Rockefeller.Email: [email protected]

Përmbledhje

Më fal Baba tregon historinë e Daniel Graves. Pasi doli nga burgu pas 25 vitesh, plani i tij është të bëjë një jetë të thjeshtë. Ai takon një vajzë të re që mund të jetë shansi i tij i fundit për shëlbim, por një takim i rastësishëm me një prift e hedh jetën e tij në kaos.


James Biberi është një aktor/regjisor/producent shqiptar amerikan, i lindur në Kosovë. Familja e tij mbërriti në Shtetet e Bashkuara kur ai ishte dy vjeç dhe ai u rrit në New York City. James filloi karrierën e tij duke studiuar në Konservatorin Stella Adler nën “tutelën” e Elaine Stritch. Ai banon në New York City me gruan dhe dy vajzat e tij.

James Biberi thotë se filmi i tij “Më fal Baba,” u frymëzua nga ngjarje të vërteta ndërsa rritej si fëmijë në seksionin Kingsbridge të Bronx-it, Nju Jork: “Si i ri, u bëra i vetëdijshëm për thashethemet që fshiheshin prej vitesh. Trauma e fëmijërisë ka efekte afatgjata që ndikojnë negativisht në rrugën e fëmijës drejt moshës madhore. Do të doja t'ia kushtoja këtë film të gjithëve atyre të prekurve nga trauma dhe abuzimi i fëmijërisë”.

Ilir Zherka, Ii cili ndoqi shfaqjen e flimit te James Biberajt, “ Më Fal Baba”, shkroi në instagram “Isha i nderuar t'i bashkohesha James Biberit dhe disa miqve të ngushtë në Festivalin e Filmit në Brooklyn për shfaqjen e filmit "Më fal Baba". Jimmy shkroi, drejtoi dhe luajti në këtë film të fuqishëm emocional për dashurinë, hakmarrjen dhe shpengimin. Urime, Jimmy! dhe Festivalit i Filmit në Brooklyn! Urime filmbërësit!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat