Në Prizren përkujtohet aktori i madh shqiptar, Bekim Fehmiu

Filma

Në Prizren përkujtohet aktori i madh shqiptar, Bekim Fehmiu

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Në përvjetorin e 13-të të vdekjes përkujtohet një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë, Bekim Fehmiu nga artist, miq dhe dashamirë.

Në nderim të aktorit Fehmiu, janë hedhur lule në Lumbardh, në Prizren.

Aktori Fehmiu pati famë kudo nëpër botë dhe gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë.      

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat