Ylli i serialit legjendar “Only Fools and Horses” do të shfaqet në episodet e reja të “Frasier”

Filma

Ylli i serialit legjendar “Only Fools and Horses” do të shfaqet në episodet e reja të “Frasier”

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 07:00
Nicholas Lyndhurst

Nicholas Lyndhurst, i njohur për publikun për rolin e Rodney Trotter në serialin kult “Only Fools and Horses”, do të shfaqet në vazhdimin e komedisë televizive “Frasier”, që rikthehet në ekranin e vogël pas 17 vitesh.

Një nga seritë komike më të popullarizuara ndonjëherë, është gati të rikthehet në ekranin e vogël.

Por, derisa shumëkush e priste me padurim rikthimin e personazheve të tyre të preferuar, pakkush mund ta imagjinonte zgjedhjen befasuese të yllit të “Only Fools and Horses” në episodet e reja.

Lyndhurst është më së shumti i njohur për portretizimin e Rodney Trotter, vëllai i vogël i protagonistit kryesor, Del Boy në serialin që zgjati plot 20 vjet (1981–2003).

Ishte raportuar më parë se aktori mund të mos i kthehej më profesionit pas humbjes së papritur të djalit të tij 19-vjeçar, i cili humbi jetën pasi pësoi hemorragji në tru.

Megjithatë, 62-vjeçari mori një ofertë të papritur për t’u shfaqur në ribërjen e “Frasier”, i cili po rikthehet pas 17 vitesh.

Fansat janë mahnitur nga fotografitë e realizuar në setin e xhirimeve aq sa kishin menduar se ishe një fotomontazh.

Megjithatë, protagonisti kryesor i serialit, Kelsey Grammer, konfirmoi se aktori britanik do ta portretizojë rolin në vazhdimin e ri të komedisë televizive.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat