Publikohet episodi i ri i serialit “Me Gjylen”: Gjyla fillon të mësohet të bashkëjetojë me ortaken e saj

Filma

Publikohet episodi i ri i serialit “Me Gjylen”: Gjyla fillon të mësohet të bashkëjetojë me ortaken e saj

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:35
Publikohet episodi i ri i serialit “Me Gjylen”

Në episodin e ri sezonit të ri të serialit “Me Gjylen”, i titulluar “Krejt Lomsh”, ka pasur një sërë sekuencash humoristike.

Ky episod vazhdon të tregojë historinë e këndshme dhe të ndërlikuar të personazheve që e kanë bërë këtë serial kaq të dashur për publikun.

Në këtë episod, Gjyla (rol i luajtur nga Osman Azemi) dhe ortakja e saj, Lulja (rol i luajtur nga Rebeka Qena), kanë arritur një pikë ku kanë mësuar të bashkëjetojnë në mënyrë të qetë dhe të respektueshme.

Ndërkohë, Seladini është në kërkim të ndihmës së Abedinit për të hyrë në skenën politike dhe për t’u përfshirë më thellë në jetën politike të vendit.

Gjyla njashtu takon “Gjylen e vogël”, pra veten e saj kur ishte fëmijë. ‘Gjyla e voghël’ i jep disa këshilla të rëndësishme.

Sezoni dhe koncepti i ri i serialti “Me Gjylen” është pritur vërtetë mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat