“Në kuadër të dashurisë” vazhdon të kryesojë renditjen e filmave më të ndjekur në Cineplexx për të gjashtën javë radhazi!

Filma

“Në kuadër të dashurisë” vazhdon të kryesojë renditjen e filmave më të ndjekur në Cineplexx për të gjashtën javë radhazi!

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

“Në kuadër të dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit.

Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.

Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinema Cineplexx në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku interes, humor dhe shumë dashuri.

Filmi më i komentuar i momentit vazhdon të thyejë rekorde dhe po del jashtë çdo parashikimi. E tashmë “Në kuadër të dashurisë” ka një tjetër arritje…

Filmi “Në kuadër të dashurisë” vazhdon të kryesojë renditjen e filmave më të ndjekur në Cineplexx për 6 javë radhazi. Në këtë mënyrë ai ka lënë pas premierat më në zë të Hollywood-it, duke përmendur kështu “Killers of the Flower Moon”, “Jericho Ridge”, “After Everything”, por dhe filmat hit “Barbie” apo “Oppenheimer” që kanë bërë bujë kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat