Ja se ku mund ta shihni filmin “Në kuadër të dashurisë” të gjithë ju që jetoni jashtë

Filma

Ja se ku mund ta shihni filmin “Në kuadër të dashurisë” të gjithë ju që jetoni jashtë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

“Në kuadër të dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit.

“Në Kuadër të Dashurisë” një prodhim i Top Media nuk ndal suksesin në çdo anë të botës! Një histori dashurie e cila kombinohet mjeshtërisht me humorin e thellë, me një performancë të jashtëzakonshme të aktorëve të cilët do të sjellin karaktere të paharrueshme për publikun.

Për 95 minuta “Në Kuadër të dashurisë” do t’ju rrëmbejë nga realiteti, ku përjetimi do të jetë më shumë se një film. Filmi më i dashur i momentit vazhdon turin e tij nëpër botë.

“Në kuadër të dashurisë” vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Po ashtu në Kosovë, filmin mund ta ndiqni në kinematë Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, Cinestar në Prishtinë, Cinemarine në Prizren, si dhe Kino Hyrije Hana në Gjakovë.

Filmi vazhdon të shfaqet në Zvicër dhe po ashtu në Suedi, ku është rikthyer sërish me disa data të tjera për shkak të kërkesave të shumta. Më 25 Nëntor “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet në Gjermani në rrjetin e kinemave CinemaxX, ndërsa më 28 dhe 29 Nëntor, filmi udhëton në Itali në UCI Cinemas në Milano, Torino, Firenze, Roma dhe Bari.

Më 1 Dhjetor, filmi shkon në Austri në kinema Cineplexx në Vienë, ku do të organizohet dhe një Meet & Greet me yjet tanë. Më 7 Dhjetor “Në kuadër të dashurisë” udhëton përtej oqeanit, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago. P

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat