Fillon shitja e biletave për “5 Herë Jo”, mos e humbisni rastin për të ndjekur filmin!

Filma

Fillon shitja e biletave për “5 Herë Jo”, mos e humbisni rastin për të ndjekur filmin!

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:15
Fillon shitja e biletave për “5 Herë Jo”, mos e humbisni rastin për të ndjekur filmin!

Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë është pikërisht “5 Herë Jo”, me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Prej disa muajsh tanimë është folur kudo në media për përgatitjet që po bëheshin mbi këtë projekt të ri filmik.

Dhe ja ku erdhi momenti që të ndajmë më shumë me ju! Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në çdo kinema.

Lajmi u bë i ditur gjatë publikimit të trailer-it më të fundit, ku edhe njëherë na tregohen disa detaje më shumë rreth ngjarjes që do të trajtohet në këtë film. Biletat do të jenë në shitje nga sot në faqen zyrtare: films.top-channel.tv

Teksa na ndan fare pak nga premiera e “5 Herë Jo”, le të hyjmë pak më thellë në detajet e këtij filmi. Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar show-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez.

Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vienë. Gjergji ka famën e të qënit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat