“5 Herë Jo”, sot premiera absolute e filmit me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn

Filma

“5 Herë Jo”, sot premiera absolute e filmit me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:03
“5 Herë Jo”, sot premiera absolute e filmit me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn

Pak orë na ndajnë nga premiera e komedisë romantike “5 Herë Jo”, me protagonistë Bora Zemanin dhe Donalisht Veshaj, që në këtë film do t’i shohim si Jora dhe Gjergji.

Premiera absolute shfaqet sonte me katër shfaqje speciale në oraret 21:15, 21:30, 21:45 dhe 22:00, në Cineplexx TEG. Ka ende pak vende të mbetura, ku ju mund të shijoni një film që do t’ju mbajë mbërthyer, ndërsa nuk do të mungojnë të qeshurat.

Ndërkohë, nga data 13 dhjetor, “5 Herë Jo” mund ta shihni në të gjitha kinematë. Për të blerë bileta, klikoni në films.top-channel.tv

Një përshkrim i “5 Herë Jo”:

Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar shoë-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez.

Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vjenë. Gjergji ka famën e të qenit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat