Ndërron jetë aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

Filma

Ndërron jetë aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

Më: 5 maj 2025 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak.

Vajza e vogël përjetoi dhimbje të forta koke dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një periudhe dy-ditore, ajo pësoi gjithsej 12 arreste kardiake, sipas mjekut që e trajtonte. “Mjekët ende nuk më kanë thënë saktësisht se çfarë i ndodhi vajzës sime dhe çfarë e vrau atë“, tha nëna e saj, Thais Brandao, për rrjetin brazilian të lajmeve G1.

Simptomat e para filluan më 24 prill, pasi ajo ankohej për dhimbje koke, dhimbje këmbësh, përgjumje, humbje të oreksit dhe episode të të fikëtit. Gjatë kësaj kohe, ajo vizitoi një qendër urgjence dhe dy spitale shtetërore në São Paulo. Fillimisht, mjekët dyshuan se ishte një infeksion nga ethet e dengues, por testet e mëvonshme zbuluan praninë e një tumori në tru.

Milena Brandao vdiq nëntë ditë pasi u shfaqën simptomat e para të rënda. Lajmi ka tronditur skenën artistike braziliane, ku aktorja e re ishte veçanërisht e dashur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat