Bagnaia rrëzohet, Fabio Quartararo shpallet kampion bote

Formula 1

Bagnaia rrëzohet, Fabio Quartararo shpallet kampion bote

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:35
Bagnaia rrëzohet, Fabio Quartararo shpallet kampion bote

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha është shpallur sot kampion bote në MotoGP për vitin 2021.

Ai përfitoi nga rrëzimi i rivalit të tij direkt për titull, italianit Francesco Bagnaia në garën e Misano (Itali), duke siguruar matematikisht titullin kampion, i pari për të në këtë kategori. Ai bëhet francezi i parë në historinë e MotoGP që shpallet kampion bote në MotoGP.

Një garë e vendosur 6 xhiro nga fundi, kur Bagnaia me Ducati, që kryesonte garën pas “pole” të siguruar dje, rrëzohet dhe i jep kështu mundësi Quartararo të festojë.

Në ato momente, Bagnaia po duelonte për kreun me spanjollin e Honda, Marc Marquez, që përfitoi nga rrëzimi për të fituar garën e Misano. Suksesi i tretë sezonal për spanjollin.

Në vendin e dytë u renditën spanjolli Pol Espagraro me Honda, ndërsa në të tretin italiani Enea Bastianini me Avintia. Gjithsesi, festa më e madhe ishte për Quartararo (sot u klasifikua i katërti), që shpallet kampion bote, duke valëvitur flamurin francez pas përfundimit të garës. Valentino Rossi, në garën e fundit para publikut të tij, doli i dhjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat