Alonso ironi me Hamilton: Tani është 1 sekondë pas të tjerëve!

Formula 1

Alonso ironi me Hamilton: Tani është 1 sekondë pas të tjerëve!

Më: 19 maj 2022 Në ora: 15:17
Alonso ironi me Hamilton: Tani është 1 sekondë pas të tjerëve!

Formula 1, këtë fundjavë zhvendoset në Spanjë teksa si zakonisht në këtë fillimsezoni favoritët për të triumfuar janë Max Verstappen me Red Bull dhe Charles Leclerc me Ferrarin. Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton vijon të vuajë vështirësitë që ka hasur Mercedesi dhe duket se ndryshe nga sezonet e mëparshëm këtë herë nuk mund të garojë për titullin botëror.

Diçka që bën habi, megjithatë sipas dy herë kampionit të botës, Fernando Alonso jo gjithnjë mund të kesh makinën më të mirë në dispozicion.

Madje, spanjolli bën ironi me Hamilton teksa i uron mirëseardhjen në botën e tij duke qenë se 40-vjeçari pavarësisht aftësive pilotuese, nuk mund të pretendojë titullin prej makinave jo konkurruese që ka pasur në dispozicion.

“Kështu është natyra e këtij sporti, ndonjëherë ke makinën më të mirë dhe ndonjëherë jo. Në këtë formë, të duhet të luftosh shumë që të shohësh përmirësime. Për mua Lewis nuk ka ndryshuar dhe po piloton si në vitet e kaluara, por makina tashmë nuk ia lejon të jetë pretendent.

Ka dominuar për tetë vite, por tashmë është një sekondë pas të tjerëve. Epo nuk kam çfarë t’i them tjetër Hamiltonit përveçse; Mirësevjen në botën time”, u shpreh Alonso.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat